Telegrafi

Alonso: Kualifikimi dhuratë e mirë për ditëlindje

“Një fitore kundër FC Zurichut është vitale. Në duam ta fitojmë ndeshjen dhe shpresoj që të na japë biletën për fazën e radhës. Do të ishte një dhuratë e mirë për ditëlindje”.

“Në ditët e sotme cilado skuadër mund të të mposhtë nëse nuk e jep më të mirën. Zviceranët e befasuan Milanin duke e mposhtu 1-0 në Itali. Do të vuajmë nëse nuk jemi në top-formë”, ka thënë spanjolli për faqen zyrtare të Realit. /Telegrafi/