Në ndeshjen ndërmjet Newcastle United dhe Chelsea, të cilën e fitoi skuadra mysafire (2-1), u akordua një penallti që është konsideruar kundërthënëse.
Në gjysmën e dytë të ndeshjes së zhvilluar në St James’ Park, gjyqtari vendosi se Fabian Schar kishte shkaktuar ndërhyrje të palejuar në dëm të Marcos Alonsos dhe akordoi penallti në favor të Bluve.
Eden Hazard u tregua i saktë nga pika e bardhë për t’ia dhënë epërsinë Chelseat (76′). Më pas barazoi Joselu (83′), por një autogol i DeAndre Yedlin (87′), ishte fatal për ekipin nikoqir.
Xhirimet treguan se mbrojtësi zviceran i Newcastle e kishte prekur topin, mirëpo gjyqtari kishte vendosur se ishte penallti.
Ndërsa i të njëjtit mendim është edhe Alonso, i cili thotë se ndërhyrja në të ishte e palejuar.
https://twitter.com/ChelseaGIFs/status/1033764481229377537
“Mendoj se unë e preka topin dhe pastaj dola para lojtarit, ndërmjet lojtarit dhe topit, dhe derisa desha të pasoja te (Olivier) Giroud, u rrëzova, sepse ai më rrëzoi”. Alonso për Sky Sports.
“Mendoj se ishte vendim i drejtë. Fitore e mirë. Tri pikë janë të mëdha për ne”, ka thënë Alonso për Sky Sports. /Telegrafi/