Telegrafi

Alonso: Ka skuadra që mund t’i ndalosh nëse i studion, por Reali nuk është ai ekip

Nëse ka një lojtarë të Bayern Munich që ka besim tek shpresat e bavarezëve për të përmbysur rezultatin 2-1 nga Real Madridi në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve këtë të martë, ai është një ish madrilen, Xabi Alonso.

Mesfushori potencon që skuadra gjermane ka ardhur në Madrid me vetëm një gjë në mendje – fitoren.

”Jemi Bayern Munich, e dimë se si bëhet”, filloi Alonso për El Pais kur u pyet për një mendim në lidhje me përmbysjen.

”E dimë se sa e fortë do të jetë Real Madridi dhe unë poashtu e njoh Santiago Bernabeun në këto eliminatore, atmosfera do të jetë madhështore.”

”Me Real Madridin nuk mund të mendosh shumë sepse ka tek ata ka shumë talent dhe ata mund të të shënojnë nga çdo kund.”

”Ka skuadra që mund të ndalohen nëse i studion ata, por kjo skuadër nuk është Real Madridi. Ata mund të të shënojnë në çdo moment.”

Më pas, Alonso u rikthye të flasë për pensionimin në fund të sezonit. /Telegrafi/