Telegrafi

Alonso: Jam i lumtur për fitoren

Mbrojtësi i Chelseat, Marcos Alonso, foli pas fitores 1-2 ndaj Tottenhamit.

Spanjolli i cili shënoi dy gola në këtë takim tha se është shumë i lumtur për fitoren.

“Nuk mendoj se kam goditur shumë goditje, madje as në stërvitje”.

“Jam i lumtur për fitoren, kemi biseduar shumë gjatë javës dhe kemi qenë të bashkuar. E kemi merituar 100 per qind fitoren, vendosa të gjuajë goditjen e dënimit dhe shkoi mirë”, ka thënë Alonso.

Ndeshja e ardhshme e Bluve është ndaj Evertonit. /Telegrafi/