Telegrafi

Alonso i bindur që do të luajë për Realin

Mesfushori i Liverpoolit është njëri nga lojtarët, i cili qe një kohë të gjatë kërkohet nga Los Blancos, ndërsa “The Mirror” shkruan se Mbretërit do të bëjnë një ofertë të re për spanjollin, e cila do t’i bindë drejtuesit e skuadrës “së kuqe” që të heqin dorë nga ylli i tyre.

Reali në fillim refuzoi të paguante shifrën e kërkuar nga Redsat, mirëpo tabloidi britanik “The Mirror” shkruan se gjiganti spanjoll do të bëjë një ofertë të re dhe do të mundohet me çdo kusht që ta transferojë Alonson në Bernabeu.