Site icon Telegrafi

Alonso flet për derbin e Mançesterit, tregon se si luajnë Guardiola dhe Mourinho (Video)

Xabi Alonso ka pasur fatin që t’i udhëhiqet nga trajnerët më të fortë në botë.

Ai vazhdon karrierën e tij te Bayern Munich, dhe për trajner ka Carlo Ancelottin.

Por ai ka folur për derbin e Mançesterit dhe përballjen e parë në Ligën Premier mes dy ish trajnerëve të tij, Pep Guardiola dhe Jose Mourinho.

Lexo po ashtu ​United-City, derbi i Manchesterit në shifra

Alonso që për trajner te Real Madridi e ka pasur Mourinhon dhe te Bayern Munich, Guardiolan, ka folur me ish shokun e tij të skuadrës te Liverpooli, Jamie Carragher, për taktikat dhe diferencat mes trajnerëve.

Vendosja e mesfushorëve

Duke përdorur një tabelë në mur, Alonso ka treguar se si i vendosin mesfushorët të dy trajnerët.

Mourinho pëlqen të vendos dy lojtarë krah për krah, ndërsa Guardiola preferon një, që futet thellë, ndonjëherë dhe mes mbrojtësve.

Lexo po ashtu Guardiola respekton Mourinhon para derbit lokal

Qëllimi i kësaj është që ta sjellë topin nga mbrojtja, duke formuar një trekëndësh me qendërmbrojtësit.

Taktika e Guardiolas është më shumë e vendosur në mbajtjen e topit, gjë që do t’ia lejojë Mou, pasi ai mendon me shumë në mbrojtje, por jo kontrollin e lojës, pasi skuadrat e portugezit dinë të sulmojnë.

Lexo po ashtu Mourinho dëshiron fitore në derbi, por i ‘frikësohet’ Cityt

Alonso thotë se krahët si të mbrojtjes ashtu edhe të sulmit do të luajnë një rol vendimtar. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=165&v=vS8FrvTdubg

Exit mobile version