Telegrafi

Alonso fiton garën e parë të sezonit

Spanjolli Alonso që i përket skuderisë italiane Ferrari, startoi nga pozita e dytë, duke tejkaluar gjatë garës Sebastian Vettelin që ishte në pole pozicion, e që për shkak të problemeve me makinën përfundoi i katërti.

I dyti u rendit kolegu i Alonsos në kokëkuqen Ferrari, Felipe Massa, që ishte 16.099 sekonda më i ngadalshëm. Në podium arriti të ngjitej edhe piloti i McLarenit, Lewis Hamilton, i cili ishte 23.182 sekonda prapa fituesit të garës.

Kampioni aktual Jenson Button doli i shtati, ndërkohë i rikthyeri te Formula 1, Michael Schumaher, arriti të zë pozitën e gjashtë, që duket të jetë një fillim i mbarë për kampionin i shtatëfishtë. /Telegrafi/