Telegrafi

Alonso dhe Sergio Ramos do të luajnë kundër Valencias

Të mërkurën, Marca njoftoi se Alonso do të mungojë në këtë ndeshje të rëndësishme, si pasojë e një lëndimi që mori në takimin kundër Marseille në Ligën e Kampionëve, mirëpo lajmet e reja vijnë në favor të Realit, ashtu që mesfushori spanjoll pritet të jetë i gatshëm për lojë, sikurse edhe mbrojtësi Sergio Ramos

Ata që do të mungojnë në Mestalla, janë Christophe Metzelder, Guti, Ruud Van Nistelrooy dhe Kaka, të cilët janë të lënduar, si edhe Cristiano Ronaldo, i cili u përjashtua me karton të kuq nga ndeshja kundër Almerias. /Telegrafi/