Për Marcos Alonso fitorja është bërë e zakonshme prej se ka veshur fanellën e Chelseat.
Fitorja e Chelsea kundër Sunderland ishte fitorja e 14-të radhazi për spanjollin në Ligën Premier, çka e rendit në vendin e tretë të lojtarëve më me shumë fitore radhazi në historinë e kampionatit anglez.
Ish-mbrojtësi i Bolton, Sunderland dhe Fiorentina, që kur ka mbërritur në “Stamford Bridge” gjatë verës ka luajtur 14 herë si titullar nën urdhrat e Antonio Conte dhe Chelsea gjithmonë ka fituar.
Ai është në ndjekje të rekordit që mbahen nga Arjen Robben, i cili fitoi 20 ndeshje radhazi ku ishte titullar.
Park Ji-Sung ka qenë titullar në 16 fitore radhazi për United, ndërsa Gary Neville dhe Nicky Butt kanë arritur 15 fitore radhazi në një moment të karrierës së tyre në Premier.
Nëse Chelsea fiton ndaj Crystal Palace dhe Bournemouth në ditët e ardhshme, Alonso do të kalojë edhe rekordin e futbollistëve të United, duke barazuar Park.
Gjithsesi, rekordi i Roben duket shumë larg. Alonso mund të arrijë vetëm nëse luan si titullar dhe skuadra e Conte fiton pesë ndeshjet e radhës kundër Crystal Palace, Bournemouth, Stoke, Tottenham dhe Leicester.