Se pesha e tepërt është gjendje e pashëndetshme e organizmit më nuk është për askënd sekret.
Edona Llonçari
edona.lloncari@flp.com
Pesha e tepërt çon deri në ngarkesën funksionale të të gjitha organeve dhe pjesëve të trupit. Çon në shtimin e shtypjes së gjakut, sheqerit në gjak, rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjen e mëlçisë, ngarkesën e nyjave dhe shtyllës kurrizore etj.
E vetmja mënyrë e duhur që të pengohen dhe të shmangen pesha e tepërt dhe të gjitha pasojat të cilat shkaktohen, është, para së gjithash, disiplina e duhur në ushqim e cila është në duar të secilit individ…
Rëndësi të madhe ka llojllojshmëria dhe llojet e ushqimit si edhe mënyra e gatimit.
Në luftën kundër peshës së tepërt është inkuadruar edhe Kompania FLP me programin e vet unik me bazën në artikujt ushqimorë natyralë dhe secili nga ata artikuj ka rol të caktuar dhe të pazëvendësueshëm në tërë procesin e humbjes së peshës.
Ky program në shumëçka është unik dhe i ndryshëm nga çdo program tjetër për humbje peshe.
Gjatë kohës së aplikimit të këtij Programi, trupi është i furnizuar me të gjithë përbërësit e nevojshëm ushqyes për punë normale.
Ata të cilët dëshirojnë vetëm të përmirësojnë gjendjen e përgjithshme të tyre zakonisht aplikojnë vetëm fazën e parë të pastrimit dhe të eliminimit të helmeve nga organizmi me rregullimin e njëkohshëm të florës së zorrëve.
Për ata të cilët e kanë tejkaluar masën dhe vërtet kanë marrë vendimin që të lirohen nga pesha e tepërte kilogramëve, është e nevojshme të aplikojnë tërë programin prej 30 ditësh.
Faza e parë prej 9 ditësh paraqet pastrimin dhe eliminimin e helmeve nga organizmi dhe kështu paraqet aftësimin për metabolizëm normal, absorbim dhe asimilim të materieve ushqyese.
Dy ditët e para janë pastrimi, nga 3 – 9 ditë bëhet eliminimi i helmeve nga trupi.
Faza e dytë prej 21 ditësh është humbja e peshës. Në këtë fazë në të cilën bëhet lirimi nga kilogramët e tepërt, njëkohësisht ndryshohen edhe shprehitë e ushqimit dhe vendoset balanca në jetën e përditshme.
Aloe Vera – krahas ndikimit të përgjithshëm pozitiv në organizëm në mënyrë të përsosur pastron traktin e zorrëve dhe mëlçinë dhe liron organizmin nga helmet e grumbulluara. /Telegrafi/