Telegrafi

Aloe vera ruan shëndetin tuaj

Aloe vera ka histori të gjatë të përdorimit në mjekësi. Rritet lehtë, është rezistente dhe nuk është bimë kërkuese, prandaj nuk ka arsye që të mos e kultivoni në vazot shtëpiake të luleve.

Për përdorimin e aloe verës ekzistojnë të dhëna prej 2000 vjet p.e.s. Romakët e vjetër e kanë përdorur për lehtësimin e irritimeve të lëkurës, shërimin e shpejtë të plagëve dhe lehtësimin e problemeve tretëse.

Artriti
Hulumtimet kanë treguar që lëngu i aloe veres ose shtesat në formë të kapsulave mund të lehtësojnë simptomat e artritit.

Astma
Konsumimi i aloe vera mund të ndihmojë personat që vuajnë nga astma, ndërsa disa hulumtime kanë treguar që aloe vera mund të reduktojë nevojën për marrjen e ilaçeve kundër astmës.

Sistemi tretës
Përmirëson apetitin, nxit punën e sistemit tretës, parandalon krijimin e kapsllëkut, lehtëson të përzierat, urthin dhe frytjen.

Kujdesi i lëkurës
Aloe vera është e bimë e cila gjithsesi meriton të jetë në shtëpinë tuaj. Është e shkëlqyeshme për lehtësimin e djegieve, prerjeve dhe gërvishtjeve.

Është treguar e mire në kujdesin postoperativ të pacientëve. Me një hulumtim është treguar që përshpejton shërimin e prerjeve, redukton dukshmërinë e shenjave dhe ndihmon plagët të shërohen më shpejt.

Aloe vera është efikase tek lehtësimi i simptomave të psoriazës. Në një hulumtim është treguar që aplikimi i xhelit të aloe verës në vendet e ndjeshme në lëkurë mund të reduktohen simptomat e psoriazës për madje 80 për qind.

Vlera ushqyese
Aloe vera është ushqimi i vetëm i njohur me prejardhje bimore që përmban vitaminën B12, por edhe shumë minerale që janë kyçe për punën e rregullt të organizmit, transmeton Koha.net. Hulumtimet kanë treguar që aloe vera forcon sistemin e imunitetit dhe ndihmon që të luftohet kundër infeksioneve.

Disa hulumtime janë treguar që me sukses lufton edhe kundër qelizave të kancerit.

Para marrjes së çfarëdo shtese, pra edhe shtesave të aloe vera, duhet të këshilloheni me mjekun, në veçanti nëse jeni:
• Shtatzënë ose dëshironi të mbesni;
• Ushqeni me gji;
• Vuani nga sëmundjet në stomak, ndërsa shkaku nuk dihet;
• Vuani nga hemorroidet;
• Vuani nga sëmundjet e veshkave. /Telegrafi/