Site icon Telegrafi

Aloe vera në ushqimin e përditshëm dhe në kurën e trupit

Nutrition food from aloe vera leaf and honey, a nature cosmetic for skin care from herb, also use as medicine for health, sliced of aloe and honey on outdoor green background

Produktet nga aloe vera janë shtesa ushqimi, të cilat i ndihmojnë organizmit që t’i luftojë sëmundjet dhe ia kthen organizmit balancën (gjendjen e shëndetshme).

Edona Llonçari
edona.lloncari@flp.com

Këshillat dhe rregullat se si të gjendet produkti ‘i vërtetë’ nga aloe vera mund të aplikohen edhe në zgjedhjen e të gjitha shtesave të tjera të ushqimit. Për ta zgjidhur këtë dilemë, lexoni tekstin në vijim.

A keni vërejtur edhe ju ndryshime në ambientin tuaj jetësor?

Uji dhe ajri. Shumica nesh blen ujë të pijshëm, për cilësinë e të cilit nuk mund të diskutohet. Ajri është plot gaze helmuese industriale, gaze që lirojnë automjetet dhe të mos flasim për pasojat e ngjarjeve nga e kaluara.

Rrezatimi i diellit. Të gjithë jemi të informuar pak ose shumë sa është i dëmshëm ekspozimi i tepërt në rreze të diellit. Kanceri i lëkurës është në rritje të madhe.

Mënyra e jetesës. Stresi me të cilin njerëzit në këtë rajon i janë ekspozuar me vite të tëra, mungesa e aktivitetit adekuat fizik, mënyra e gabuar e ushqimit.

Ushqimi. Metodat e prodhimit të ushqimit janë krejtësisht ndryshe, rruga nga ara deri te konsumatori është e gjatë. Ushqimi i tanishëm është plot kalori boshe pa vitamina dhe minerale. Shumica e pemëve dhe e perimeve janë plot pesticide dhe kimikate. Plehu artificial i kthen në tokë tri minerale në vende se t’i kthejë shtatëmbëdhjetë.

Situata është edhe më e keqe te produktet e qumështit dhe të mishit. Shumica nesh tashmë janë të informuar për aferat rreth importimit të mishit “të prishur” nga vendet perëndimore. Në prodhimin dhe përpunimin e mishit përdoren edhe radiacioni, hormonet, ngrirja, uji, aditivët.

Si ndikojnë këto te ne?

Njerëzit sot janë të helmuar dhe të paushqyer. Të helmuar për shkak se janë plot materie helmuese të cilat i thithim nga ajri, i pimë dhe i hamë. Të paushqyer për shkak se krahas shtimit të obezitetit, është varfëruar me materie (vitamina, minerale, enzime, amino-thartira…), të cilat janë bazë e funksionimit të shëndetshëm të organizmit.

Statistikat tregojnë që epidemi e vërtetë janë diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe të gjitha llojet e karcinomeve. Çdo gjë ka ndryshuar, rezultat i këtyre ndryshimeve janë përkeqësimet drastike të shëndetit të njerëzve, faktet janë gjithandej rreth nesh.

Çfarë duhet të bëjmë ne?

Duhet patjetër të pranojmë faktin që çdo gjë ka ndryshuar, edhe ne patjetër duhet të ndryshojmë. Nuk mundemi t’i ndryshojmë ajrin, tokën, ambientin jetësor, por mundemi t’i ndryshojmë stilin e jetesës dhe ushqimin.

Përse aloe vera?

Sot hulumtimet shëndetësore zbulojnë përmbajtje të pasur kimike të bimëve, të cilat i arsyetojnë veprimet e tyre të veçanta. Lëngu i aloe verës përmban rreth 240 veprime ushqyese dhe shëruese: vitaminat A, B1, B2, B3, B6, B9, B12, C, E, thartira folike, minerale kalcium, kalium, magnez, hekur, amino-thartira, enzima, saponine etj.

Të gjithë e dimë që kjo bimë e jashtëzakonshme pengon rritjen e baktereve dhe kërpudhave dhe përshpejton regjenerimin e qelizave. Pikërisht për këtë shkak aloe vera gjithashtu me sukses pengon problemet e lëkurës dhe përshpejton procesin e shërimit të plagëve.

Mirëpo ndoshta deri tani nuk e keni ditur që aloe vera mund të përdoret edhe brenda organizmit. Kjo bimë ka spektër të gjerë veprimi, për shkak se aplikohet në shërimin dhe preventivën e shumë sëmundjeve.

Si ta gjejmë aloe verën “e vërtetë”?

Viktima të marketingut të përditshëm janë të humbur dhe të hutuar pas përdorimit të produkteve të ndryshme tepër të lavdëruara. Ata mjaft shpesh të zhgënjyer deklarojnë: I kam provuar të gjitha, asgjë nuk ndihmon!

Cila është zgjidhja e këtij problemi dhe dalja nga kjo situatë konfuze? E para gjë është që duhet mësuar: Aloe vera e vërtet është vetëm ajo e cila në shishe të produktit konsumues përmban xhel stabilizues të pastër dhe të vërtetë aloe vere në formë natyrale dhe në përbërje, e cila për nga cilësia dhe efikasiteti nuk devijon nga xheli i freskët.

Shikoni se çfarë mund t’i ndihmojë lëngu i aloe verës shëndetit tuaj:

1. Ndihmon te koliti, diarreja, kapsllëku dhe sindroma e kolonës irritabile.
2. Rregullon metabolizmin dhe thartirën e lukthit, ndihmon te djegësira dhe dhembjet e barkut.
3. Pastron gjakun, eliminon materiet e dëmshme dhe toksike nga organizmi.
4. Rregullon nivelin e sheqerit në gjak.
5. Përshpejton punën e metabolizmit dhe ndihmon në humbjen e peshës.
6. Përmirëson qarkullimin e gjakut.
7. Përshpejton procesin e shërimit të indeve.
8. Rregullon shtypjen e gjakut dhe pengon sëmundjet e enëve të gjakut.
9. Forcon imunitetin.
10. Pengon rritjen e qelizave të tumorit.
11. Zvogëlon inflamacionin dhe ënjtjet.
12. Zbut simptomat e astmës dhe të alergjisë.
13. Ndihmon sëmundjet e syve: kataraktin, trakomën, glaukomën, inflamacionin e retinës etj.
14. Shkatërron viruset, bakteret, kërpudhat dhe parazitët.
15. Ndihmon në lënien e duhanit, alkoolit dhe drogës.

Paracelsusi, baba i mjekësisë moderne, ka thënë… “Natyra ka çdo gjë që njeriut i nevojitet për shëndet të mirë dhe shërim. Sfida jonë është që t’i gjejmë ato!”

Aloe vera është një ndër “zbulimet” e mjekësisë moderne. Në disa vite të fundit shkenca ka konstatuar, madje edhe ka përhapur konstatimet për efikasitetin shërues të kësaj bime.

Aloe vera është konstatuar si një ndër bimët më shëruese në botë. A e përdorni brenda apo jashtë, aloe vera do të ketë veprim perfekt në shëndetin Tuaj. /Telegrafi/

Exit mobile version