Site icon Telegrafi

Aloe Vera, mbrojtësi i bukurisë tonë

Aloe Vera, lehtëson sëmundjet e lëkurës, flokët e dëmtuar, pastron fytyrën, etj. Gjeli që marrim nga kjo bimë, ka dobi të shumta:

Skuqje dhe djegiet nga dielli
Më i këshillueshme në këto raste është spreji freskues ose kremi pas djegies me bazë Aloe Vera, produkte këto që mund të gjenden lehtë në treg dhe janë të pasura me mente.

Aloe vera për lëkurën
Falë strukturës gjenetike të veçantë, rigjeneron lëkurën, eliminon celulitin dhe hidraton lëkurën në brendësi. Produktet me këtë përmbajtje, janë shumë të rekomanduara në rast irritimi, ekzemë dhe mykozë.

Një bimë kundër shenjave
Për një kohë të gjatë përdoret për të lehtësuar djegiet dhe inflamacionet.

Kundër mavijosjeve
Në raste të tilla këshillohet vendosja e gjethes së Alo Verës për disa minuta në zonën e mavijosur dhe më pas, shpëlarja e kësaj zone me ujë të ngrohtë.

Pastrimi i fytyrës
Aloe Vera ndihmon në theksimin e pigmentit të lëkurës dhe i shton asaj shkëlqimin dhe elasticitetin. Gjithashtu këshillohet përdorimi i një maske të përberë nga aloe vera, sheqeri dhe lëngu i limonit për një pastrim shumë të efektshëm të fytyrës.

Burim i vërtetë shëndeti për flokët
Kjo bime e mrekullueshme ju forcon rënien e flokëve, gjithashtu rregullon pjesët e dëmtuara. Në çdo rast, flokun tuaj i sjell volum dhe shkëlqim.
Sugjerohet masazhimi i lëkurës me ekstrat të kësaj bime për rreth 30 minuta çdo ditë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version