Site icon Telegrafi

Alo, policia? Nuk kam dashnor!

Angela Stal, 44-vjeçare nga Berlini ka thirrur numrin 999 (shërbimi emergjent) më shumë se 100 herë, duke kërkuar nga policët që t’i gjejnë një dashnor.

Gruaja u ka sqaruar zyrtarëve të nervozuar se nuk mund t’i përballojë shpenzimet të cilat nevojiten për agjencitë për njoftim në mes njerëzve.

"Kam qenë e dëshpëruar, në fakt nuk kam ditur kujt t’i drejtohem", ka thënë Stal.

Policët në fund ia kanë gjetur adresën e saj në bazë të numrit të telefonit, e kanë vizituar në shtëpi dhe ia kanë konfiskuar baterinë nga telefoni celular.

"Disa herë ia kemi tërhequr vërejtjen se numri i shërbimit emergjent nuk guxon të keqpërdoret. Mungesa e partnerit nuk është kurrfarë rasti emergjent", ka thënë i nervozuar një përfaqësues anonim i policisë lokale.

Exit mobile version