Policia ka nisur një procedim penal ndaj një të riu (27) nga qyteti i Brasovit në Rumani, nën dyshimin se ka pasur marrëdhënie seksuale me një gomar.
Lidhja e çuditshme dyshohet se ka ndodhur të shtunën në periferi të fshatit Podu Oltului në rrethin e Brasovit, pranë lumit Olt. Policia e mori vesh për përdhunimin e gomarit pasi e denoncoi pronari i kafshës, transmeton Telegrafi.
Oficerët e policisë së komisariatit të fshatit janë lajmëruar rreth orës 16 të së shtunës, për faktin se një burrë është pikasur pas gomarit në fshatin pranë lumit Olt, dhe se dyshohet se ka kryer veprën e zoofilisë.
Me të mbërritur në terren, policia gjeti një burrë nga komuna e Brasovit.
Hetimet po vazhdojnë nga punonjësit e policisë së Institutit për Mbrojtjen e Kafshëve në Brasovn, në koordinim me Prokurorinë e Qarkut. /Telegrafi/