Site icon Telegrafi

“Alo policia, ju lutem arrestojeni burrin tim sepse po gërhet!”

Ajo i tha policisë se burri i saj gërhiste shumë dhe ajo nuk mund ta ndalte. Provoi të flejë, por zërat e bashkëshortit të saj nuk e lejonin. Humbi durimin, zgjoi burrin e detyroi të shkoj në dhomën tjetër.

Por as kjo nuk i ndihmoi dot pasi nuk mund të flinte, ndërsa gërhima e burrit sërish dëgjohej. Sërish e zgjoi dhe filloi të grindej me të, ndërsa kur grindja doli jashtë kontrollit ajo e kërcënoi se do ta thërrasë policinë.

Burri i tha se lirisht mund ta thërriste policinë nëse dëshiron. Policia erdhi shpejtë, shkroi një raport dhe incidentin e cilësoi si mosmarrëveshje e vogël e cila kaloi pa ndonjë sanksionim ligjor, shkruan “Daily Mail”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version