Në shtetin amerikan Utah, është në vijim e sipër një fushatë me sloganin “Lehtë është të arrestohesh për vozitje në gjendje të dehur, vështirë është të thirret nëna nga burgu".
Patrulla e trafikut dhe baret vendase janë bashkuar në aksionin për ngritjen e vetëdijes mbi rreziqet e vozitjes në gjendje të dehur.
Me thirrjen në një numër të caktuar, shfrytëzuesit zgjedhin nëse do të bisedojnë me nënën histerike, apo me babën e inatosur. Porositë e incizuara u tregojnë se si do të ishte reagimi i personave më të dashur, po që se do të kuptonin se janë arrestuar për vozitje në gjendje të dehur.
Fushata zgjat deri më 7 shtator të këtij viti.