Site icon Telegrafi

”Alo Doktor”, qytetarët e Maqedonisë vazhdojnë të kërkojnë këshilla mjekësore

Në linjën telefonike të këshillave mjekësore ”Alo Doktor”, qytetarët kanë kërkuar ndihmë për simptoma respiratore, temperaturë të lartë trupore, viroza sezonale, ftohje dhe kollë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në numrin 02-15 123, nga 28 nëntorit deri më 4 dhjetor janë paraqitur 1343 qytetarë për këshilla. Thirrjet ishin nga të gjitha qytetet e Maqedonisë.

Përndryshem, që nga fillimi, pra nga 15 shtatori i vitit 2014, në ”Alo Doktor” ka pasur gjithsej 122.755 thirrje. Linja është e e hapur çdo ditë 24 orë, ndërsa për këshilla mjekësore janë vënë në punë 25 mjekë./Telegrafi/

Exit mobile version