Telegrafi

Almunia: Tragjedi nëse Arsenali eliminohet nga Celtic

Shorti i djeshëm e nxori ekipin anglez në ballë të atij skocez në rundin kualifikues të fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Por, portieri i ekipit anglez Manuel Almunia nuk mendon se Celtic do të jetë problem për Arsenalin.

“Do të ishte tragjedi të mos jemi në Ligën e Kampionëve të këtij viti. Ka aq shumë ekipe të mira në short, por ne jemi më të mirët”, ka thënë Almunia.