Telegrafi

Almunia: Do t’ia dalim edhe pa Fabregasin

Në takimin e parë të zhvilluar në Estadio do Dragao, Arsenali u mposht me rezultat 2-1, ndërsa Almunia thotë se skuadra e tij ka forcë për ta përmbysur këtë rezultat në Emirates Stadium të martën mbrëma.

“Cesc është shpirti i skuadrës, ai është kapiteni ynë dhe një lojtar fantastik”.

“Kur ai nuk është në fushë ne e ndjejmë shumë mungesën e tij. (Por) të gjithë lojtarët janë të vendosur dhe janë qind për qind të përkushtuar për të vazhduar garën”, ka thënë Almunia. /Telegrafi/