Telegrafi

Almiri, më 23 dhjetor seancë publike në Gjykatën e Apelit

Gjykata e Apelit më 23 dhjetor do të shqyrtoj ankesat e palëve mbi vendimin e Gjykatës Themelore të Kumanovës në rastin e Almir Aliut.

Në vendimin e fundi, Boban Iliq u dënua me 6 vite burg, ndërsa Sedat Aliu, Abdulla Aliu dhe Sami Demiri me nga 9 dhe 6 muaj burg efektiv.

Pas ankesës, vendimi i parë i Gjykatës së Kumanovës ishte kthyer në rigjykim, ndërsa gjykatësja Maja Denkoska shqiptoi përsëri lartësinë e njëjtë të dënimit për 4 të akuzuarit. Vrasja e Almir Aliut ndodhi më 25 qershor 2016 në Kumanovë si pasojë e goditjes me makinë nga i akuzuari i parë Boban Iliq./alsat/