Telegrafi

Almeida do të largohet nga Werderi

Gjermanët dëshirojnë ta transferojnë kroatin Mario Mandzukic nga Dinamo Zagrebi që kërkon 11 milionë euro për sulmuesin e vet.

Prandaj Werderi planifikon ta shesë Almedian, i cili kushton afër shtatë milionë euro, si edhe sulmuesin tjetër, Boubacar Sanogo, i cili ka vlerën dy milionë euro, për të grumbulluar paratë e nevojshme për transferimin e Mandzukic.