Telegrafi

Almeda sjell fotografinë nga momenti kur ajo dhe ‘Çenari’ thanë PO

Dyshja e famshme, Almeda Abazi e Tolgahan Sayisman, ditë më parë lidhjen e tyre të gjatë të dashurisë e kurorëzuan edhe me martesë.

Eventi në fjalë u mbajt në SHBA, larg syrit mediatik e në një ambient të mrekullueshëm.

Lexo po ashtu Kurorëzohen Almeda dhe ‘Çenari’, publikohen fotografitë e martesës (Foto)

Tashmë kur kanë kaluar disa ditë nga kjo ngjarje, dyshja dalëngadalë po zbulojnë detaje të cilat deri më tani nuk kishin dalë askund në media, transmeton Prive.

I fundit e më i bukuri është padyshim momenti kur dyshja janë duke deklaruar se pranojnë që të martohen me njëri tjetrin.

Fotografia e mëposhtme nuk ka nevojë për asnjë koment tjetër.