Dyshja e famshme, Almeda Abazi e Tolgahan Sayisman, ditë më parë lidhjen e tyre të gjatë të dashurisë e kurorëzuan edhe me martesë.
Eventi në fjalë u mbajt në SHBA, larg syrit mediatik e në një ambient të mrekullueshëm.
Tashmë kur kanë kaluar disa ditë nga kjo ngjarje, dyshja dalëngadalë po zbulojnë detaje të cilat deri më tani nuk kishin dalë askund në media, transmeton Prive.
I fundit e më i bukuri është padyshim momenti kur dyshja janë duke deklaruar se pranojnë që të martohen me njëri tjetrin.
Fotografia e mëposhtme nuk ka nevojë për asnjë koment tjetër.