Dikur më e bukura e Shqipërisë, Almeda Abazi, në muajin që vjen do ta kurorëzojë dashurinë me partnerin e saj, aktorin e njohur turk Tolgahan Sayisman.
Është data 13 shkurt, kur dy yjet e njohura në skenën turke, do t’i thonë ‘po’ njëri-tjetrit, ndërsa pikërisht në këtë datë, aktorja dhe modelja mbush 25 vjet.
Për ditën se kur do ta veshë fustanin e bardhë Almeda, kishte vendosur partneri i saj, i njohur te ne për rolin e ‘Çenarit’, i cili i kishte përgatitur një befasi në ditën kur çifti kishte shkuar për në zyrat e Gjendjes Civile për të caktuar datën e dasmës.
Bukuroshja është në lidhje dashurie me aktorin turk qe dy vite, ndërsa në nëntorin e kaluar ata u fejuan dhe filluan përgatitjet për dasmë. Çifti pritej të martohej në pranverë, por Sayisman vendosi që ditëlindjen e Almedës ta bëjë edhe më të paharrueshme.
Në ndërkohë, fundjavën që shkoi, bukuroshja shqiptare ishte në një ceremoni martesore të aktorit tjetër të njohur, Murat Yildirim i njohur nga shqiptarët për rolin e ‘Savashit’, i cili e ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë me Iman Elbani Yildirim. /Telegrafi/