Telegrafi

Almeda nis pushimet me bashkëshortin dhe djalin, uron Fitër Bajramin

Almeda Abazi po shijon momentet magjike të së qenit një nënë.

Bukuroshja shqiptare gjatë javëve të kaluara është bërë nënë për herë të parë në jetë.

Zeshkania dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan kanë filluar pushimet prej ku kanë uruar edhe festën e Fitër Bajramit.

Modelja jonë ka ndarë edhe disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet se në duar mban djalin, Efehan.

“Urime bajramin”, ka shkruar ndër të tjerash ajo në rrjetet sociale gjersa në një imazh tjetër shihet aktori.

Ndryshe, Tolga njihet për një numër të madh të role kinematografike, por që ndër shqiptarët është njohur me emrin, “Çënari”. /Telegrafi/