Site icon Telegrafi

Almeda feston ditëlindjen dhe përvjetorin e tretë të martesës me Tolgahan Sayisman

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman (Foto: Instagram)

Data 13 shkurt është shumë e rëndësishme për aktoren, prezantuesen dhe këngëtaren Almeda Abazi, duke qenë se në këtë ditë e feston ditëlindjen, teksa të njëjtën datë e kishte zgjedhur edhe për martesë.

Modelja, e cila jeton dhe vepron në Turqi, ka lindur në vitin 1992 dhe sot (e enjte) i ka mbushur 28 vjet.

Gjithashtu, më 13 shkurt të vitit 2017, ajo e kurorëzoi me martesë dashurinë me aktorin e famshëm turk, Tolgahan Sayisman.

Me anë të një postimi të publikuar në rrjetet sociale, zeshkania ka falënderuar fansat e saj për urimet dhe dashurinë e ofruar, ndërkohë që e ka publikuar edhe një fotografi nga martesa.

“Urime përvjetorin e tretë të martesës dashuria ime”, ka shkruar bukuroshja krahas imazhit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Almeda Abazi

Çifti po ashtu vitin që lamë pas u bënë prindër për herë të parë të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Efehan.

Ajo e ndoqi karrierën në Turqi duke u shfaqur në filmat, si “Konak” e “Show Business”, si edhe në seriale televizive, “Ayrilik” e Muhtesem Yuzyil, gjersa ka punuar edhe si prezantuese televizive. /Telegrafi/

Exit mobile version