Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman do të bëhen prindër për herë të dytë. Lajmin e ka konfirmuar modelja përmes disa fotografive të shpërndara në rrjetet sociale.
Ajo i ka shpërndarë disa fotografi të çiftit në Instagram, me fokus te barku i 28-vjeçares.
“Foshnja numër 2… duke ardhur… Mezi presim të takohemi”, ka shkruar bukuroshja në postimin e saj.
‘Miss Shqipëria 2008’ dhe njëherësh aktorja dhe këngëtarja, u martua me yllin turk në vitin 2017, pikërisht në ditëlindjen e saj, më 13 shkurt të atij viti.
Ndërsa në maj të vitit të kaluar, Almeda u bë nënë për herë të parë. Çifti priti në jetë djalin e tyre, Efehan. /Telegrafi/