Telegrafi

Almeda dhe “Çënari” takohen me Veliajn, i pari i Tiranës i jep një dhuratë aktorit turk

Tolgahan Sayisman gjatë ditës së djeshme ka arritur në kryeqytetin shqiptar të Tiranës.

Ai muaj më parë kishte pohuar se me shumë dëshirë do të vizitonte vendlindjen e bashkëshortes, Almeda Abazit.

Kjo e fundit ka kohë që po udhëheq talent shoun e vallëzimit “Dance with The Stars” gjersa janë takuar me të parin e Tiranës, Erion Veliajn.

Kryebashkiaku ka ndarë me fansat disa fotografi të bëra me rastin e vizitës së Çënarit në zyrën e komunës.

Megjithëse politikani nuk shikon seriale, ai është i ndarë i kënaqur pas takimit me aktorin turk, të cilit i ka bërë edhe një dhuratë.

Lexo po ashtu "Çënari" e befason Almeda Abazin teksa ia shpreh dashurinë edhe shqip në emision

” Unë nuk shoh telenovela, por ishte kënaqësi të takoja çiftin më simpatik turko-shqiptar Almeda Abazin dhe Tolga Sayisman! Tani që i takova, s’u vë faj atyre që gozhdohen në TV përditë. PS. I dhurova dhëndrit një album, se ka marrë ‘gocë tirone’ e ka ardhur te fshati gruas!”, ka shkruar ndër të tjera ai në Instagram.

Ndryshe, çifti do të vizitojë edhe disa vende turistike dhe do të shijojë ca ditë rreze dielli në plazhet fantastike shqiptare. /Telegrafi/