Site icon Telegrafi

Almeda dhe ‘Çenari’ nën ritmet e “Bonbon”: Kjo është për ty Shqipëri (Foto)

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë qenë ndër çiftet më të përfolura kohët e fundit.

Përmes postimeve në rrjetet sociale, dy yjet kanë treguar se po e dëgjojnë hitin e Era Istrefit, “Bon bon”, transmeton Indeksonline.

“Kjo shkon për ty Shqipëri”, ka qenë mbishkrimi i Almedës me etiketim Era Istrefin. Fotografitë janë shoqëruar edhe me ‘emocionin’ e flamurit kombëtar.

Ndryshe, bukuroshja shqiptare, e cila po bën karrierë si modele dhe aktore, muaj më parë e ka kurorëzuar me martesë dashurinë me aktorin e famshëm turk.

Lexo po ashtu Kurorëzohen Almeda dhe ‘Çenari’, publikohen fotografitë e martesës (Foto)

Çifti u martua në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pikërisht në ditën kur dikur më e bukura e Shqipërisë festonte ditëlindjen e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version