Telegrafi

Almeda Abazi zbulon gjininë e foshnjës, tregon se bashkë me Tolgahan po presin një vajzë

Foto: Instagram

Prezantuesja, aktorja dhe njëherësh këngëtarja shqiptare, Almeda Abazi, ditë më parë njoftoi se është shtatzënë për herë të dytë.

Bukuroshja, e cila jeton dhe vepron në Turqi, së fundmi ka ndarë një tjetër lajm të gëzueshëm me fansat.

Në një video të publikuar në Instagram, ajo tregon se ka zbuluar gjininë e foshnjës dhe së bashku me Tolgahan po presin një vajzë.

Almeda Abazi (Foto: Instagram)

Çifti shfaqen mjaft të lumtur teksa tregojnë lajmin, ndërsa në një moment të fundit shkëmbejnë puthje me njëri-tjetrin.

Urimet ndërkohë në hapësirën për komente nuk munguan as nga miqtë dhe ndjekësit që mban në rrjetin e popullarizuar.

Lexo po ashtu Almeda dhe Tolgahan në pritje të fëmijës së dytë

“E bekuar”, ka qenë mbishkrimi i videos.

Almeda dhe Tolga janë prindër edhe të një djali të quajtur, Efehan, i cili erdhi në jetë vitin e kaluar. /Telegrafi/