Prezantuesja, aktorja dhe njëherësh këngëtarja shqiptare, Almeda Abazi, ditë më parë njoftoi se është shtatzënë për herë të dytë.
Bukuroshja, e cila jeton dhe vepron në Turqi, së fundmi ka ndarë një tjetër lajm të gëzueshëm me fansat.
Në një video të publikuar në Instagram, ajo tregon se ka zbuluar gjininë e foshnjës dhe së bashku me Tolgahan po presin një vajzë.
Çifti shfaqen mjaft të lumtur teksa tregojnë lajmin, ndërsa në një moment të fundit shkëmbejnë puthje me njëri-tjetrin.
Urimet ndërkohë në hapësirën për komente nuk munguan as nga miqtë dhe ndjekësit që mban në rrjetin e popullarizuar.
“E bekuar”, ka qenë mbishkrimi i videos.
Almeda dhe Tolga janë prindër edhe të një djali të quajtur, Efehan, i cili erdhi në jetë vitin e kaluar. /Telegrafi/