Site icon Telegrafi

Almeda Abazi tregon se agjëron që nga mosha 15-vjeçare

Almeda Abazi (Foto: Instagram)

Aktorja, prezantuesja dhe së fundmi këngëtarja Almeda Abazi, vazhdon të jetë personazh shumë i pëlqyer në trojet shqiptare.

Ajo prej vitesh jeton dhe vepron në Turqi, por nuk harron asnjëherë se prej nga vjen dhe rëndësinë e shqiptarëve.

Bukuroshja njëherësh është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, ndërsa ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme.

E njëjta së fundmi u ka dhënë hapësirë ndjekësve të pyesin më shumë rreth saj përmes opsionit pyetje-përgjigje në Instagram.

Lexo po ashtu Almeda Abazi: Shteti turk po kujdeset shumë për popullin, çdo javë shpërndan ndihma dhe kompenson rrogat

Në mesin e shumë pyetjeve drejtuar Almedës ishte nëse artistja shqiptare është duke agjëruar.

“A po agjëroni”, ka shkruar një ndjekës teksa përgjigja e saj ka qenë e menjëhershme duke thënë se ‘agjëron që nga mosha 15-vjeçare’.

Almeda Abazi (Foto: Instagram)

Ditë më parë, Almeda në një intervistë të dhënë e ka vlerësuar lartë punën e shtetit turk në këtë periudhë pandemie, duke treguar se po kujdeset mjaft shumë për qytetarët e tij në kohën kur të gjithë kanë më së shumti nevojë. /Telegrafi/

Exit mobile version