Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi, prej vitesh është e martuar me aktorin turk, Tolgahan Sayisman.
Ata lirshëm mund të thuhet se janë një nga çiftet më të dashur e më të pëlqyer nga publiku.
Aktorja dhe prezantuesja e njohur së fundmi ka qenë e ftuar në “Në Kurthin e Piter Pan”, ku ka zbuluar shumë detaje nga jeta personale dhe ajo profesionale.
E njëjta tregoi se ka refuzuar dy projekte shumë të rëndësishme kinematografike për hir të vendimit të Tolgës.
“Kam patur dy projekte shumë të mira për telenovela, ishte skenar shumë i bukur në fakt, por Tolga nuk e pranoi sepse kishte shumë skena dashurie. Ai toleron shumë gjëra, por këtë gjë nuk e pranon”, ka thënë ajo.
E pyetur nëse ajo vetë është xheloze për skenat e partnerit në telenovelë, zeshkania u përgjigj: “Nuk mund të them që bëhem xheloze, por ndonjëherë, kur bëhet fjalë për skenat e dashurisë, nuk është diçka e bukur për mua. Sillem sikur nuk ka ndodhur fare”.
Të njëjtit vlen të ceket se kanë bashkë dy fëmijë: një djalë dhe një vajzë. /Telegrafi/