Telegrafi

Almeda Abazi reagon ndaj kritikëve që thanë se ka harruar gjuhën shqipe

Almeda Abazi (Foto: Instagram)

Aktorja, prezantuesja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Almeda Abazi, prej vitesh jeton dhe vepron në Turqi, derisa atje ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së saj.

E njëjta po ashtu në shtetin turk gëzon një karrierë të bujshme, e cila është bërë mjaft e kërkuar edhe nga markat e ndryshme për t’u bërë imazh i tyre.

Së fundmi, ajo ka provuar një markë bukurie turke dhe detyrimisht do duhej të fliste turqisht pasi i drejtohet konsumatorëve që jetojnë atje.

Megjithatë, pas këtyre videove siç duket Almeda është përballur me mesazhe të shumta që i thonë se ka harruar të flasë shqip.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Almeda Abazi

“Kush tha që kam harruar shqipen? Çdo javë marrë nga ju sa herë që bëj videon. Kur është për të folur shqip flas shqip. Video ka të bëjë me markë turke prandaj detyrimisht flas turqisht, duke mos harruar që jetoj në Stamboll. Nuk ju kam harruar asnjëherë dhe shumicën e rasteve flas edhe shqip. Vetëm se hedh një video në turqisht në javë nuk është nevoja të vini në pikën e sharjeve. Mos më ndiq nëse s’të pëlqeu se nuk kam nerva”, ka shkruar aktorja shqiptare në InstaStory.

Almeda Abazi (Foto: Instagram)

Almeda përndryshe që tri vite është martuar me aktorin turk, Tolgahan Sayisman, i njohur për publikun shqiptar si “Çënar”.

Çifti vitin e kaluar u bënë prindër për herë të parë të një djali të quajtur, Efehan. /Telegrafi/