Site icon Telegrafi

Almeda Abazi pjesë e një projekti muzikor në Turqi

Almeda Abazi është një ndër modelet më të famshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Në fakt, bukuroshja jonë është e njohur pos trojeve shqiptare edhe në shtetin turk, aty edhe nga ku e ka bashkëshortin, Tolgahan Saysiman.

Po në të njëjtin vend po bën edhe karrierë prej modele, por duket jo vetëm kaq.

Almeda tani ka nisur punën për një projekt të ri në bashkëpunim me DJ-në e njohur turk, Burak Yeter.

“Le ta bëjmë, e emocionuar, mezi po presim të ju tregojmë se çfarë do sjellim”, ka shkruar Almeda në llogarinë personale në Instagram.

Lexo po ashtu "Çënari" dhe Almeda realizojnë fotosesion në Shqipëri

Zeshkania nuk ka zbuluar nëse do të bëhet pjesë e skenës muzikore apo o të jetë thjesht pjesë e videoklipit.

Ndryshe, Almeda talentin në këndim e ka shfaqur në një emision të njohur në Turqi, “Beyaz Show”, ku kishte kënduar në gjuhën shqipe me Tolgan. /Telegrafi/

Exit mobile version