Almeda Abazi ka dëshmuar aftësitë edhe në kuzhinë.
Bukuroshja shqiptare, e cila është e martuar me aktorin turk Tolgahan Sayisman ka treguar se është e zonjë edhe në gatimin e ushqimit.
Në një video të publikuar në Instastory, bashkëshortja e “Çënarit” shihet duke përgatitur iftarin, transmeton Telegrafi.
Nuk dihet nëse aktorja do të agjërojë, por dihet se është besimtare.
Kujtojmë se Almeda është e martuar gjatë këtij viti me aktorin në ceremoni private në Los Angelesit të SHBA-ve. /Telegrafi/