Site icon Telegrafi

Almeda Abazi nervozohet me mediat turke : E di shumë mirë se me kë jam martuar (Foto)

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë ndër çiftet më të përfolura në shtetin turk.

Dyshja këtë vit kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë në një dasmë luksoze në SHBA.

Por, angazhimet e shumta rreth projekteve filmike të aktorit, kanë bërë që mos të kenë kohë shumë për njëri-tjetrin.

E çdo takim i tyre bëhet edhe temë e mediave rozë në Turqi, duke shkruar edhe tituj bombastike, të tilla, si “Më në fund takohet çifti”, “Tolga mezi ndan kohë për Almedën”, “Almeda e bastis në zyre Tolgan”

Kjo ka bërë që të reagojë ashpër Almeda, duke bërë pyetje se nga kurrë u bë vizita ime te bashkëshorti, si bastisje në vendin e punës.

“Portali që e ka bërë këtë lajm neveritës, e ka bërë vetëm për të tërhequr vëmendje. Prej kur vizitat e mia në vendin e punës quhet bastisje? Deri në mëngjes po vazhdojnë xhirimet dhe një prej skenave fantastike të filmit kam shkuar ta shikojë. Unë e di shumë mirë me kë jam martuar dhe ju kisha lutur që të hiqni dorë nga këso lloj lajmesh të pakuptimta”, ka shkruar Almeda në Insagram.

Ndryshe, Almeda është duke punuar në projekte të reja të modës, ndërsa Sayisman po vazhdon xhirimet për serialin “Siya Hinci”. /Telegrafi/

Exit mobile version