Prezantuesja, aktorja dhe njëherësh këngëtarja shqiptare, Almeda Abazi, javë më parë u bë nënë e një djali. Ajo dhe aktori turk, Tolgahan Sayisman, mirëpritën fëmijën e parë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Efehan.
Ndonëse kanë kaluar disa javë prej se është bërë nënë, Abazi tani për herë të parë ka publikuar një imazh me djalin në momentin kur e mori në krah.
“Menjëherë pas lindjes, momenti kur për herë të parë e morën në krah engjëlin tonë”, ka shkruar ajo në Instagram.
Çifti i famshëm e kurorëzoi dashurinë e tyre me martesë më 14 shkurt të vitit 2017 dhe jetojnë së bashku prej vitesh në Turqi.
Almeda po ashtu bëri edhe një hap drejt muzikës, teksa solli projektin e parë “Alabama” në duet me DJ turk, Burak Yeter. /Telegrafi/