Almeda Abazi mbetet një nga femrat më të bukura shqiptare.
Ajo kurorëzoi lidhjen në një ceremoni private me aktorin turk Tolgahan Sayisman.
E në shenjë respekti, nëna e modeles i dhuroi Tolgahanit unazën e bashkëshortit të ndjerë, Muhamet Abazi, transmeton Telegrafi.
Në ditën e sotme, gazeta “Tirona” publikoi një artikull për karrierën e kampionit të dikurshëm të sportit të atletikës, duke emocionuar pafund Almedën.
Ajo e publikoi në llogarinë personale në Instagram një pjesë të tij duke i bashkangjitur dhe disa fjalë prekëse ku shprehet për engjëllin e saj mbrojtës. /Telegrafi/