Site icon Telegrafi

Almeda Abazi: Kjo ndarje fizike me Tolgën ka bërë që të shtohet dashuria mes nesh

Thonë se largësia shton dashurinë mes dy personave

Almeda Abazi muajt e fundit është zhvendosur në Tiranë duke qenë nikoqire e talent shout të vallëzimit “Dancing With the Stars”.

Modelja shqiptare ka folur për mediat teksa ka zbuluar se ndarja fizike me bashkëshortin, Tolgahan Sayisman, vetëm sa ka shtuar dashurinë mes tyre.

“Kjo ndarje e detyrueshme ka bërë që të shtohet dashuria mes nesh. Shpesh humb ditën duke folur me Tolgën në telefon”, ka pohuar ajo, shkruan gazeta turke Posta.

Bukuroshja 26-vjeçare vetëm tre ditë të javës kalon me aktorin turk gjersa ditëve të tjera është e angazhuar në shoun televiziv.

Kujtomë se Sayisman dhe “iss Globe Universe 2008” janë martuar në muajin shkurt të viti 2017 në Amerikë.

Ndryshe, Sayisman është i angazhuar në shumë projekte filmike që do të shfaqen në muajt në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version