Ish “Miss Shqipëria 2008” tanimë edhe aktore Almeda Abazi, ishte një një nga pjestaret e panelit të jurisë, e cila gjykoi në spektaklin “Miss Kosova 2016”, për bukuroshen e cila do të na përfaqësojë në sy spektaklet e njohura “Miss World” dhe “Miss Universe”.
Tashmë është bërë e ditur që Camila Barraza do të jetë ajo që do ta përfaqësojë Kosovën jashtë vendin, një vendim aspak i kënaqshëm për të gjithë shqiptarët, të cilët e cilësuan si të pa drejtë zgjedhjen e një modele argjentinase si “Miss Kosova 2016”.
Por mesa duket të njëjtin mendimin nuk e ndan edhe bukuroshja Abazi, e cila në një prononcim për Prive, tha se e sheh si diçka mjaft interesante që një e huaj ta përfaqësojë shtetin e Kosovës në “Miss Wold” dhe “Miss Universe”.
“Më duket ide shumë e mirë, d.m.th shumë njerëz mund ta paragjykojnë këtë gjë, kjo nuk më duket gjë e mirë nëse ata paragjykojnë sepse ajo thotë që: ‘Unë do ta përfaqësojë Kosovën’. Për mendimin tim është diçka shumë e mirë dhe Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë krenare në qoftë se një e huaj, një argjentinase që nuk di kulturën e Kosovës dhe është shumë larg do ta përfaqësojë Kosovën, më duket diçka shumë interesante”, është shprehur ajo. /Telegrafi/