Modelja, aktorja, prezantuesja dhe njëherësh këngëtarja shqiptare, Almeda Abazi, para një muaji u bë nënë për herë të parë.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, aktori turk Tolgahan Sayisman, mirëpritën fëmijën e parë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Efehan.
Meqë gjatë kësaj kohe ishte larguar nga rrjetet sociale, ajo është rikthyer me opsionin pyetje – përgjigje, gjersa iu përgjigj fansave për gjërat që dëshirojnë t’i dinë rreth saj.
E pyetur nga fansat se a do t’ia mësojë djalit gjuhën shqipe pasi jeton dhe vepron në Turqi, Almeda nuk ka hezituar t’ua kthejë përgjigjen: “Efehanit i flas dhe i këndoj vetëm në shqip”.
Modelja e shndërruar në aktore më tutje pyetet edhe për ndjenjën e të bërit nënë, ndërsa thotë se është e papërshkrueshme.
Kujtojmë që Almeda dhe Tolga kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë më 14 shkurt të vitit 2017, dhe jetojnë së bashku prej vitesh në Turqi. /Telegrafi/