Ata janë një nga çiftet më të admiruara nga publiku shqiptar e po ashtu edhe në Turqi.
Fjala është për artisten nga Shqipëria, Almeda Abazi dhe për aktorin e popullarizuar turk, Tolgahan Sayisman.
Të njëjtit prej vitesh janë kthyer në të preferuar dhe ditën e sotme (e mërkurë) festojnë gjashtë vjetorin e lidhjes së tyre.
Kjo u bë e ditur nga vet bukuroshja shqiptare, e cila ndau në Instagram një imazh përkrah Tolgës të realizuar vite më parë.
“Urime përvjetorin e gjashtë, dashuria ime”, ka shkruar ajo.
Çifti ndërkaq u martuan në vitin 2017 dhe tashmë janë prindër të një djali të quajtur, Efehan.
Almeda vetëm pak ditë më parë njoftoi se është në pritje të fëmijës së dytë. /Telegrafi/