Site icon Telegrafi

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman bëhen prindër për herë të dytë

Almeda dhe Tolgahan Foto: Instagram

Modelja e njohur, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë bërë prindër për herë të dytë.

Këtë e ka bërë të ditur aktori I njohur përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Ai zgjodhi që mbi një fotografi të zezë të shkruaj disa fjalë, duke zbuluar kështu edhe emrin e vajzës.

Foto: Instastory

“Bashkë me ty. Përjetë dhe pa kushte u rrit një dashuri brenda meje. Mirë se erdhe pranë nesh princeshë Alina. Na solle gëzim të gjithëve”, ka shkruar ai në përshkrim.

Një lajm i tillë u prit mirë nga fansat e tyre, duke bërë që të marrin urime të shumta nga ta.

Vlen të përmendet se dyshja janë prindër të një djali, që quhet Efehan Sayışman. /Telegrafi/

 

Exit mobile version