Site icon Telegrafi

Almeda Abazi dhe “Çënari” pësojnë aksident të vogël në Stamboll

Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi këto javë është duke ndarë përditshmërinë e saj mes Tiranës dhe Stambollit, kjo pasi modelja e njohur aktualisht po merret me modelimin e spektaklit “Dancing with the stars”.

Gjersa vikendet e gjejnë në Turqi, vikendi i fundit nuk ka qenë edhe aq i mbarë për bukuroshen.

Në natën e mbrëmshme, ajo dhe bashkëshorti i saj kanë pësuar një aksident të vogël në Stamboll.

Krejt kjo ndodhi kur vetura në të cilën ata ndodheshin, u përplas me një taksi.

Fatmirësisht, çifti ka pësuar vetëm dëme materiale, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore është shumë e mirë.

Aktori ka pritur edhe ardhjen e policisë, të cilët nga imazhet e publikuara shihen teksa i bëjnë testimin e alkoolit, dhe ekzaminimin e nevojshëm për veturën. /Telegrafi/

Exit mobile version