Prezantuesja dhe aktorja shqiptare, Almeda Abazi, është personazh mjaft aktiv në rrjete sociale.
Ajo para pak ditësh njoftoi fansat se ka zbuluar gjininë e foshnjës duke treguar se po pret një vajzë, ndërsa sot (e enjte) ka bërë një urim ndaj bashkëshortit me rastin e ditëlindjes.
Artistja tashmë me famë edhe në Turqi ka uruar me fjalët më të mira partnerin e saj, aktorin turk, Tolgahan Sayisman.
“Urime ditëlindjen për dashurinë e jetës time. Shumë me fat që të kemi në jetën tonë. Babai më i mirë. Të duam përgjithmonë”, ka shkruar ajo në një postim të ndarë në InstaStory.
Tolga në anën tjetër sot kremton ditëlindjen e 39-të.
Çifti janë së bashku prej gjashtë vitesh, gjersa së shpejti do bëhen prindër për herë të dytë. /Telegrafi/
Të njëjtit mirëpritën një djalë të quajtur, Efehan, në vitin 2019. /Telegrafi/