Site icon Telegrafi

Almeda Abazi bën trajtim fytyre me kajmakun e kafesë turke (Foto)

Aktorja dhe modelja e njohur shqiptyare Almeda Abazi është kthyer në një prej personazheve më të dashur për publikun.

Ajo është e martuar me aktorin e njohur turk Tolgahan Sayisman, i njohur për publikun si “Çënari”, ndërsa jetojnë së bashku në Stamboll të Turqisë.

Almeda, javë më parë ka qenë e ftuar në një intervistë për Top Channel, ku ka zbuluar një ditë nga jetesa e saj në Stamboll bashkë me Tolgahan.

Lexo po ashtu "Çënari" tregon se edhe ai me origjinë është shqiptar (Video)

Një nga pjesët më interesante është kur bukuroshja shqiptare në një qendër estetike, bën një trajtim fytyre me kajmakun e kafesë turke.

Mund që publiku të ketë dëgjuar për trajtim fytyre që bëhen me gjak, arë ose diçka tjetër, mirëpo kajmaku i kafesë duket të jetë diçka e pa dëgjuar deri më tani.

Sido që të jetë, ky trajtim që modelja e praktikon, duket t’i ketë bërë mirë asaj, përderisa shfaqet gjithmonë para ekranit e freskët dhe me lëkurën e rigjeneruar. /Telegrafi/

Exit mobile version