Site icon Telegrafi

Alma Lamës i vjen përkrahja edhe nga gratë e Kuvendit të Shqipërisë

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se gjuha e përdor dhe fyerja ndaj Alma Lamës është e papranueshme.

“Askush nuk mund te fyeje askënd për shkak te bindjeve te tij, e për me tepër një grua në politikë nuk mund të jetë objekt i sulmeve denigruese për shkak te pozicionit dhe bindjeve te saj”, ka shkuar Doda.

Ja reagimi i plotë i deputetes Mesilda Doda:

“Ne mbeshtetje te deklarates se Grupit te Grave Deputete te Kosoves, theksoj se gjuha e perdorur dhe fyerja ndaj nje koleges sone parlamentare te Kosoves, Alma Lama, eshte e papranueshme. Askush nuk mund te fyeje askend per shkak te bindjeve te tij, e per me teper nje grua ne politike nuk mund te jete objekt i sulmeve denigruese per shkak te pozicionit dhe bindjeve te saj. Kjo marri e burrave ekstremiste qe nxisin urrejtjen dhe guxojne te fshihen pas artit duhet te gjeje nje pengese te pakalueshme nga e gjithe shoqeria shqiptare, por vecanerisht nga insitucionit e shtetit te Kosoves”, (sic) ka shkruar Doda në Facebook.
 

Exit mobile version