Këngëtarja shumë e dashur për publikun Alma Bektashi, ka qenë kogja e diskutuar ditëve të fundit në media, kjo pWr arsye të disa ndryshimeve të reja në pamjen e saj.
Bektashi ka bërë të ditur se ka kryer një ndërhyrje estetike në hundë, gjersa e ka pranuar pa asnjë problem këtë gjë para fansave.
Komentimet e mediave rreth kësaj ndërhyrje kanë qenë të shumta, gjersa vet këngëtarja ka ‘shpërthyer’ së fundmi me një status në Instagram, përmes së cilit tregon se e ka bërë me plot qejf këtë ndryshim, fdhe fakti që e pranon këtë gjë i jep një meritë më tepër
“Së paku mos ma fyeni intelegjencën me ato pseudo-këngëtaret që mohojnë çdo ndërhyrje! A e kam bërë hundën, -Po natyrisht, Pse? – për shtatë palë qefet e mija…” ka shkruar e revoltuar Alma në Instagram.
Por, këngëtarja nuk është ndalur këtu, duke sqaruar më tej se ka edhe ndryshime të tjera artificiale në fytyrën e saj, të cilat nuk janë vënë re nga mediat:
“Harrova edhe një gjë…kam vetullat tatto! Hajt shëndet”, përfundon shkrimin e saj këngëtarja
Përndryshe, ajo ka pak kohë që është zhvendosur me banim në një lagje tjetër të Prishtinës, gjersa shumë shpejt do të publikojë edhe një projekt të ri muzikor. /Telegrafi/